Ferit  Vokopola (1887-1967). Firmëtar i Pavarësisë.

Lindi në Vokopolë, më 18 gusht 1887, i biri i Mustafa bej Vokopolës. Më 1906 mbaroi gjimnazin e Beratit dhe studioi në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi, ku pas 1908 bashkëpunoi me gazetat "Zgjimi" dhe "Bashkimi i Kombit". Më 1910 u emërua kryesekretar i zyrës së pasurisë të shtetit në Bishanak të Fierit.

Më 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, ku dhe firmosi në deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën "M. Ferit Vokopola". U caktua kryesekretar i Ministrisë së Financave në qeverinë e Ismail Qemalit, pas 1914 qe kryesekretar i Ministrisë së Punëve Botore në qeverinë e Turhan pashë Përmetit. Në Kongresin e Durrësit qe përfaqësues i Lushnjes, mbajti fjalën e hapjes dhe u zgjodh sekretar.

Në vitet 1923-1925, në periudhën 1927-1928 ka qenë ministër i Bujqësisë dhe zëvendësisht i Punëve Botore, më pas më 1928-1939 u zgjodh sërish deputet në duke përfaqësuar prefekturën e Beratit; ku më 1928 qe nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1925 u shpreh në parlament për Tiranën kryeqytet. Në fushën e legjislacionit Vokopola u shqua si një nga ligjbërësit kryesorë të Parlamentit të viteve ‘20-‘30. Ai së bashku me deputetë të tjerë përgatitën dhe miratuan në parlament Kodin Civil të viteve ’30.

U arrestua më 20.2.1945. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.166, datë 11.8.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 2 vjet burgim. Lirohet më 19 shtator 1947.

I kaloi vitet e pleqërisë , si përkthyes i dokumenteve historike nga osmanishtja.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.