Edhe pse fëmijët nuk numëroheshin si të internuar, Ervisi lindi dhe u rrit në internim. Djali i dy prindërve të internuar Dine dhe Adriana Dine. Lindi në gusht 1979. Pas një viti, dënojnë me 10 vjet burg të atin. Një pjesë të fëmijërisë e kalon te prindërit e së ëmës, Lazër dhe Vitori Radi, në Savër të Lushnjës, ku fillon edhe shkollën dhe kreu klasën e parë. Më pas, vazhdon shkollën në Gjazë dhe Ngurrëz, ku shihej si djali i armikut. Gjatë gjithë fëmijërisë udhëtonte me të ëmën për kilometra të tërë për të takuar të atin në burg, 15 minuta.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.