Pedagoge e spanjishtes, lindur më 8 Korrik 1959 në kampin e internimit të Çermës. U rrit në Savër, në familjen intelektuale të Lazër e Viti Radit. Kryen gjimnazin në Savër, Lushnje. E martuar me Dine Dinen në Gjazë më 1976. Pas burgosjes së bashkëshortit, nis rravgimet nëpër burgjet e Spaçit e të Qafë Barit, shoqëruar nga i ati. Në internim në fshtain Ngurrëz, ka lindur Ervisin me 1 Gusht 1979 dhe Suelën më 19 maj 1988 në Gjazë. Në vitin 1990 emigron në Itali familjarisht dhe një vit më vonë në New York, SHBA. 1997: Diplomohet në Universitetin e New Yorkut për gjuhën spanjolle. Nga viti 1998 lektore e spanjishtes.

Burimi: Adriana Dine Radi: Udhëtim në Qafë-Bari, reportazh, dorëshkrim f. 10; Dine Dine: intervistë pranë ISKK, 18 shtator 2013
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.