Ishte vajza e Gjelosh Prognit, pjestar i Lëvizjes Antikomuniste të Nikaj Merturit, arrestuar në vitin 1948. Dukatja ishte ende ne barkun e nënës, kur ia arrestuan të atin, Gjeloshin. E lindur pak kohë pasi i ati ishte arrestuar, Dukatja foshnje pak javëshe, bashkë me të ëmën Zojë Progni, gjyshen, Sofie Progni dhe bashkëshorten e  xhaxhait, Pula Progni, do të niseshin për në internim. Ndërsa i mbanin të izoluara në Degën e Brendshme Tropojë, ku prisnin të grumbullonin edhe familje të tjera qe do i internonin në Tepelenë, Dukatja nuk i mbijeton dot kushteve të izolimit dhe vdes.

Burimi: Informacion i mbledhur nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.