Bashkëshorte e Gjelosh Prognit. Kur bashkëshorti i saj u arrestua, Zoja ishte shtatzënë. Ajo mbeti në kullë me të vjehrrën Sofinë dhe djalin e vogël Nikën. Pas pak ditësh lindi vajzën e vogël, Dukaten. nuk kaluan veçse pak javë dhe erdhi urdhri për internim. Zoja e dërgoi djalin e vogël Nikën tek e ëma në Dukagjin. Bashkë me vajzën e vogël disa javëshe dhe të vjehrrën Sofinë, por edhe kunatën Pula Progni, u detyruan me dhunë të nisen për në internim. Qëndruan disa javë në Tropojë pranë Degës së Brendëshme, atje ku grumbulloheshin të dënuar të tjerë me internim. Më pas do të niseshin drejt kampit të Tepelenës.  Gjatë këtyre javëve të grumbullimit, vajza e mitur, Dukatja, ndërroi jetë.

U internua në Tepelenë në vitin 1949. Atje qëndroi përreth dyvjet bashkë me të vjehrrën Sofi Progni. Vuajti si rreth 3000 të internuar të tjerë të atij kampi, urinë, skamjen e keqtrajtimin nga xhelatët e diktaturës komuniste.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.