Lindi më 2 qeshor të vitit 1950, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Që i vogël punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Qysh pas mbarimit të shërbimit ushtarak, më 1971, e deri më 1976, punoi në kooperativë. Më 1 prill të po këtij viti u thirr në Degën Ushtarake të Librazhdit me pretekstin se nuk e kishte kryer zborin dhe se kish falsifikuar fletë-zborin. Për këtë arsye u dërgua në Degën e Punëve të Brendshme për verifikim. Meqë aty u mbajt deri natën vonë, i thanë se nuk do të kthehej në shtëpi, por atë natë do të flinte në Hotel Turizmin e qytezës. Dhe aty, në mesnatë, vajti policia dhe e shpuri sërish në Degën e Punëve të Brendshme, ku i vunë prangat. Gjyqi kundër tij dhe të ashtuquajturit «grupi i Bërzeshtës» filloi më 6 qershor të vitit 1977. U akuzua «për krimet e sabotimit të ekonomisë kooperativiste në bashkëpunim dhe të agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor». Një javë më vonë, më 13 qershor, Gjykata Popullore e Rrethit të Librazhdit e dënoi «me 25 vjet heqje të lirisë, me konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë». Pjesën me të madhe të dënimit e vuajti në Spaç, Qafë-Bari e Burrel. U lirua më 29 mars 1991. Në vitin 1997 u diplomua si jurist dhe oficer policie.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 37.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Bedri Blloshmi nga Spaçi, në regjim burgu në Burrel

Çfarë do të thoshte, për një të dënuar, vuajtja në kamp pune të detyruar apo Lexo më shumë