Bonifikimi i fushës së Kamzës dhe Valiasit ishte një tjetër punë e bërë nga të burgosurit e burgjeve të ndryshme, por kryesisht të Tiranës dhe Durrësit. Në raportin e datës 13.8.1948 të Degës së Kampeve dhe Burgjeve, ndër të tjera thuhet: “Në punë marrin pjesë çdo ditë 405 të burgosur dhe rendimenti i tyre është i mirë. Rrjeti informativ është i dobët. Megjithëqë janë bërë kërkesa Drejtorisë, kampi vazhdon të jetë akoma pa drita. Forcat ruajte në krahasim me numrin e të burgosurve janë shumë të pakta”. Këtu ishte edhe ferma “Ylli i kuq”. Me mbylljen e frontit për të burgosurit, këtu u hap kampi i të internuarve.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.