Lindi më 1899, në Korçë. Është dënuar me burg dhe është internuar "për motive politike". Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz Tiranë, prej 10 maj 1950 deri më 10 maj 1953. Më 27 nëntor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit me burg "për motive politike", prej 18 gusht 1949 deri më 10 maj 1950.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 123
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.