Lindi në Zëmblak, Korçë. Vajza e Bilal Kalasë, nga martesa e parë. Është dëbuar "për motive politike" sepse i ati u aratis nga Shqipëria më 1 shtator 1950. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 korrik 1949 deri më 30 dhjetor 1953. U internua së bashku me gjyshen, Gjyle dhe motrën, Aishe.

Pas martesës, jetoi në fshatrat Zvezdë dhe Zemblak të Korçës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 122
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.