Lindi më 1950, në Zëmblak, Korçë. Është internuar për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 mars 1951 deri më 10 mars 1954.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 373.

Myzafer Kulla lindi më 1950, në Zemblak të Korçës. U internua me nënën e tij Salije Kulla në moshën 1 vjeçare si fillim internohet në kampin e Kamzës dhe me pas në kampin famkeq të Tepelenës. Atje kaluan 2 vite dhe më pas u internuan në Kampin e Savrës. Nga të gjitha vuajtjet e kaluara tashmë ai ka statusin e invalidit.
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.