Lindi në Nivicë, Tepelenë.

Luftëtar i luftës së Gërhotit. Ka pasur dy vëllezër: Fuat dhe Muço Hazizi. Muço Hazizi vdiq në Amerikë pasi u arratis nga frika e pushkatimit në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa vëllai tjetër Fuat Hazizi  vdiq në luftën e Gërhotit, ku luftoi bashkë me Xhelalin. Në Tepelenë i njohin si vëllezërit trima të Nivicës.

Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Fieri në Kamëz, Krujë prej 7 korrikut 1947 deri më 5 qershor 1950 dhe prej 31 qershorit 1966 deri më 30 shtator 1991 nga Fieri në Nivicë.

Në vitin 1966, e internuan natën, hipur në një kamion së bashku me bazhkëshorten Zaide Hazizi, nënën dhe 7 fëmijët.

U qëndroi besnik idealeve të tij të Ballit Kombëtar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 211.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.