Karriera e furxhiut që u bë sigurims

 

Zoi Themeli (1918-1992) ishte ndër emrat më famëkeqë të armës së Sigurimit të Shtetit, sidomos për kohën kur ishte drejtues në Shkodër. Njëri ndër përpiluesit edhe të listave të vitit 1951 të veçuara të me rastin e proceseve të dinamitit në legatën sovjetike.

Një punëtor i thjeshtë, pjekës buke, u përfshi në krime në armën e Sigurimit. Karriera e mëpasme te zbulimi politik është pavarësisht elementëve të njohur kundër kundërshtarëve politikë nuk kishte atë vrull që pati në Shkodër. Nuk kishte veçse arsimin fillor dhe vetëm një kurs në Bashkimin Sovjetik. Megjithatë, arriti deri në gradën e gjeneral-leitnantit. Ishte ushtar në Luftën Italo-Greke, kur dezertoi dhe u internua në Vorë. Në dhjetor 1941 u bë anëtar i PKSH-së. Ishte pjesëtar i çetës së Pezës e më pas në njësitë e tjera komuniste. Në vitet 1945-1947 pati një veprimtari faqëkeqe në Shkodër se shef seksioni, e drejtor i punëve të brendshme. Më 1949-1966 drejtoi zbulimin politik, d.m.th. luftën kundër kundërshtarëve politikë në emigracion. Karriera e tij përfundoi sapo nisi si sekretar i parë në Rrethin e Dibrës sepse preku pa dashje klanin e Nexhmje Hoxhës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.