Ylli Xhagjika lindi në Peshtan, Tepelenë dhe u rrit në Tiranë. Ai kreu studimet e larta dhe doktoraturën në Leningrad (St. Petersburg). Pas studimeve punoi si drejtor i repartit të radiologjisë në Spitalin Ushatarak Tiranë dhe më pas si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 1963, arrestohet i vëllai Trifon Xhagjika bashkë me grupin e tij. Ditën e gjykimit të vëllait, Ylli ndodhej përpara ndërtesës së gjykatës dhe po priste vendimin. Me të marrë vesh dënimin me vdekje të të vëllait dhe kur e shikon të dalë nga gjykata për t’u dërguar në birucë, i afrohet makinës, heq kapelen dhe thërret: «Trifon, kokën lart». Në këtë moment arrestohet dhe dënohet me 4 vjet burg nën akuzën për agjitacion  e propagandë. Gjithashtu ai u gjykua se kishte biseduar me anëtarë të grupit të vëllait dhe kishte shprehur pakënaqësinë ndaj politikës së Partisë së Punës dhe lavdëronte politikën e Hrushovit.

Mbas kryerjes së dënimit Ylli u dëbua nga Tirana dhe jetoi 19 vjet në Rrëshen, ku krijoi dhe familjen e tij. Ai punoi në disa fshatra të Mirditës dhe vitet e fundit në spitalin e Rrëshenit, fillimisht si mjek i përgjithshëm, pastaj si pediatër. Në Rrëshen ai vazhdoi të përndiqej nga spiunët e sigurimit dhe në 1973, arrestohet përsëri dhe dënohet për mosdhënie ndihmë të një pacienti me një vit "punë korrektonjëse" në ndërtim dhe ulje të pagës. Me ardhjen e Ramiz Alisë në pushtet, Ylli transferohet me familjen në Mamurras dhe me rrëzimin dikaturës komuniste, në 1990, kthehet në Tiranë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.