Lindi më 12 nëntor të vitit 1932, në Shkodër. Ish-shef sektori në Institutin e Studimeve Ushtarake dhe gazetar i shtypit ushtarak. Akuzohet fillimisht si pjesë e “Grupit puçist të Beqir Ballukut” dhe më pas, si pjesë e “grupit të agjentëve polakë”.

Më 23 gusht 1975, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

I biri, Neritan Alibali, ka thënë në një intervistë për memorie.al se i ati është torturuar gjatë hetuesisë, ku i kanë thyer klavikulën dhe i kanë fikur cigaret mbi lëkurë.

E vuajti dënimin në burgun e Spaçit.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 601.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.