Nacionalist, komisar i një kompanie të Ballit Kombëtar në Kolonjë.Lindi më 5 tetor të vitit 1918, në fshatin Butkë të Kolonjës. U arrestua më 26 shtator 1944 dhe më 1945, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi me vdekje, me akuzën «kriminel lufte» dhe «armik i pushtetit popullor», dënim që iu kthye në burgim të përjetshëm. Dënimin e kreu në burgun e Burrelit, ku u shqua si një nga qëndrestarët e pathyeshëm të këtij burgu famëkeq. Pas lirimit, u arratis në Greqi, ku u burgos për disa vjet. Më vonë emigroi në SHBA.

 

Burimi: AQSH, F. 14/AP, D. 620, fl. 22, V. 1949; Minis-tria e Drejtësisë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, nr. 11080.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.