Lindur në Leskovik të Kolonjës, më 1932. Me origjinë fshatare të pasur, bej. Me arsim të lartë, zooveteriner. Dënuar dy herë nga regjimi komunist. Herën e parë më 1967 për tradhti ndaj atdheut me anë të arratisjes së mbetur në tentativë, me 20 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Nga Burreli e transferuan në Spaç. U dënua për herë të dytë në vitin 1979, kur po vuante dënimin në Spaç, gjoja për pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare "revizioniste" që u sajua sikur kryesohej nga Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho dhe për agjitacion e propagandë. U dënua me 23 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet.

Doli nga burgu me dekretin 7471 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, më 12 mars 1991.

Burime: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX, ISKK

Libri "Ridënimi", i Fatos Lubonjës, botimet KOHA

 

Burimi: Ridënimi, Fatos Lubonja, botime KOHA, Prishtinë, 2018
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.