Historian e diplomat. Lindi më 11 janar të vitit 1904, në Elbasan. Kreu shkollën e mesme «Naim Frashëri» në qytetin e lindjes. Mes viteve 1920- 1928 kreu Akademinë Tregtare në Linz të Austrisë. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri. Më 1938 u emërua kryekonsull në Bari, Itali, detyrë të cilën e kreu deri më 1939, kur u transferua si konsull në qytetin e Manastirit në Maqedoni. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga nazistët, u kthye në atdhe. U arrestua më 1945 si autor i veprës antijugosllave «Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878-1881». U lirua tre vjet më vonë, më 1948. Vdiq më 1 janar të vitit 1962 në Elbasan

Burimi: Vepra: «Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë 1878-1881»
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.