Një nga katër fëmijët e Veip dhe Bexhete Vranarit që u nxor në rrugë dhe u internua pas dënimit me burg të babait dhe sekuestrimit të  shtëpisë. Emërtimi kulak dhe persekutimi vazhdoi dhe me familjen e saj.

Sipas një shkrimi të Mujo Buçpapës, Vilhelmes i ndalohet diplomimi vetëm për tri lëndë në vitin 1966. Vilhelmja internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit. Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë. Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990 rifilloi punë në arsim dhe u mor me publicistikë.

Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlorë në Qishbardhë (Vlorë), prej 23 mars 1967 deri në 30 shtator 1991.

Pas viteve '90, autore e disa librave me poezi, prozë, fabula, përralla, studime dhe fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në letërsi.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 390-391
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.