Ishte vënë në përpunim për shkak se në vitin 1960, sigurimi e implikoi në gjyqin e Nasho Gërxhos, ndërsa në janar 1975, e implikuan nga një tjetër i arrestuar. Mbi bazën e atyre implikimeve dhe informatave të agjentit të sigurimit “Sokoli” dhe informatorit “Nemërçka”, u ngrit nga kontrolli operativ në përpunim aktiv…Deri tani nga kombinacionet e bëra dhe të dhënat e agjenturës nuk ka ndonjë material me rëndësi, lexohet në një raport të sigurimit. Ai ishte përcaktuar si përpunim kryesor dhe rast me perspektivë për ta goditur, pasi, sipas sigurimit, “vetë veprimtaria e tij do të hedhë dritë mbi të gjithë aktivitetin e vllehëve që janë në rrethin tonë”. Pas një përpunimi intensiv, Vangjel Gramozi u arrestua më 2 prill 1976 dhe u dënua me 17 vjet burg.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti, 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.