Tefik Shehu,  i lindur në Gjakovë më 1912. I diplomuar në Zagreb për Ekonomi, Financë dhe Drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945, u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë i konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë  39 vjeçarin Tefik Shehu. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit,  ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.

 

 

 

Burimi: Uran Butka,
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

67 vjet nga krimi komunist, kush ishin 22 të pushkatuarit pas bombës në Ambasadën Sovjetike

Bomba në  Ambasadën Sovjetike dhe justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë Lexo më shumë