U arrestua fillimisht kur ishte 16 vjeç për tentativë arratisjeje dhe u dënua me 10 vjet burg. Lirohet me amnisti në vitin 1963.

Në vitin 1966 tenton të arratiset, por kapet përsëri. Këtë herë ishte i armatosur. Dënohet me 25 vite burg dhe dërgohet në kampet më të rënda të punës. Ndodhej në Spaç, kur në këtë burg shpërtheu revolta në vitin 1973. Mori pjesë në revoltë dhe u ridënua me grupin e katërt të kësaj revolte.

Me vendimin nr.38, datë 21.7.1973 Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës nën drejtimin e Filip Lakos me ndihmësgjyqtarë Pjetër Nikollin dhe Nikoll Gjonin me praninë e prokurorit Zef Deda dha vendimin e saj, të shoqëruar me konfiskime pasurie e heqje të së drejtës. U dënua me 21 vjet burg.

U lirua përfundimisht nga burgu në dhjetor 1990 pas tri dënimeve.

Burimi: https://kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.