U zhduk pa lënë gjurmë në verën e vitit 1983. Nga Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, familjes iu dha një trup, me sqarimin që ishte mbytur duke kaluar kufirin. Ky trup nuk ishte i Skënder Spahiut. 3 ditë më vonë, kërkojnë familjen për verifikimin e një trupi tjetër. Ky ishte trupi i Skënder Spahiut. Spitali nuk pranon të bëjë autopsinë. Sipas familjarëve, Skënderi kishte shenja dhune dhe goditjeje në trup.

3 muaj më vonë, familja e Skënderit dhe i ati i tij, Tomorri, u internuan në Luz të Vogël në Kavajë, ku qëndruan deri në vitin 1988.

Në vitin 1993, familja hapi një gjyq për të sqaruar ngjarjen dhe kryetari i lagjes Vasil Shanto, në rolin e dëshmitarit, pohoi që i ishte thënë nga autoritetet që Skënder Spahiu kishte vdekur gjatë torturave dhe pastaj ishte hedhur në liqen për t’u dukur si mbytje.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.