Mësues, përkthyes, poet, aktivist i komunitetit mysliman. U lind në Shkodër, ku edhe ndoqi gjimnazin turk të qytetit. Ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja. Nisi punë si mësues dhe gjatë karrierës së tij u bë themelues dhe drejtues i disa shkollave.

U arrestua dhe u dënua dy herë me internim nga pushtuesit italianë. U bë një nga drejtuesit e Partisë së Legalitetit për Shkodrën. Pas vitit 1944, qëndroi dy vite i fshehur. U dorëzua pas shpalljes së amnistisë, por u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vuajti në kampet e Maliqit, të Bedenit dhe në burgun e Burrelit. U lirua nga burgu në vitin 1965, pasi 19 vitesh.

U nda nga jeta në janar 1967.

Pas vitit '90, i është dhënë titulli "Mësues i Popullit".

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.