Lindi në Bicaj të Lumës (Kukës) në vitin 1940. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e kreu në vendlindje. Shkollimin e mesëm e kreu në Shkodër, e mandej, fill, në këtë qytet kreu Institutin “Luigj Gurakuqi” për Gjuhë dhe Letërsi. Pas pesë vitesh punë arsimtar, në vitin 1969 arrestohet dhe dënohet për “agjitacion e propagandë dhe tentativë për vrasjen e Enver Hoxhës”. Ne vitin 1986 internohet për tre vjet. Me 1991 emërohet kryetar i Këshillit Pluralist në Bicaj. Në Konferencën e parë të Partisë Demokratike zgjidhet anëtar kryesie. Me 1994 kyen detyrën e sekretarit të degës së PD në Kukës. Ka shkruar e botuar prozat memuaristike autobiografike “Lëkura e dhimbjes”, “Golgota e dashurisë” dhe vëllimet me poezi “Mëkatet e fatit”, “Në korridoret e dhimbjes”, tregimet e novelat “Dhimbje që hedhin autograf”, “Terri i të gjallëve” etj.

Burimi: Nga “arkivi i ISKK”, dokumentat dhe literatura.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.