Lindi më 1914 në Homesh të Dibrës. U arrestua më 1 qershor 1973. Më 8 shkurt 1974, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për "agjitacion e propagandë" me 10 vjet burg, si dhe konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij. Dy vjet më vonë, më 18 tetor 1975, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi përsëri, kësaj herë me akuzën për "tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit", me 13 vjet burg. Me bashkim dënimesh u dënua me 15 vjet burg, konfiskimn e pasurisë së paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq në burg më 20 nëntor 1982.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 203
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.