E bija e Hasan Dostit. Pas arratisjes së të atit dhe të vëllait, bashkë me motrat dhe vëllezërit u dëbua në Durrës. Nënën e kishin vrarë gjermanët ditën e largimit nga Tirana sepse dikush në lagjen e tyre, kishte qëlluar me armë kundër tyre. Përveç disa muajve gjatë vitit 1949, kur punoi si mësuese, pasi kishte zhvilluar Institutin "Nana Mbretneshë" dhe dy vite studimesh të larta për farmaci në Itali, ajo punoi në ndërmarrjet komunale të qyteteve dhe në bujqësi për të gjitha vitet e internimit që përfunduan në vitin 1991. Në vitin 1960, ndërsa ndodhej ne Gradishtë të Lushnjës, e internuar, dënohet me një akuzë qesharake me 5 vite burg. Pas daljes nga burgu, kthehet në internim, ku martohet me juristin, Ibrahim Sokoli që gjithashtu kishte vuajtur burgje dhe internime.

Burimi: "Zërat e Kujtesës, V", ISKK , Tiranë, 2018, Agron TUFA Luljeta LLESHANAKU
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.