Lindi në Vërvë, Sarandë, më 1937. Të atin e kishin dënuar me burg për agjitacion e propagandë, më pas dënuan edhe Selfo Lumanin.

Më 12 mars 1982, me vendim nr. 53, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Hetuesia që u zhvillua në Tiranë zgjati 1 vit. Ka bërë 11 vjet e 6 muaj burg. Dënimin e ka kryer në burgje të ndryshme si Tiranë, Vlorë, Elbasan, Spaç etj..

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 116
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.