Vëllai i Ferrik Pjero, të dënuar me vdekje. Lindi në Tatzat të Delvinës, në vitin 1870. Patriot, nacionalist. U arrestua nga komunistët në 19 nëntor 1946. Me vendim nr. 68, datë 16 janar 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër me trup gjykues të njëjtë si dhe në dënimin e vëllait, e deklaron fajtor si «kriminel lufte» e «armik i popullit» me të vetmin arsye se ishte patriot dhe nacionalist dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Vdes në burg nga torturat.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.