Sef Xheladin Bajraktari i lindur më 1905 në Ujmisht të Kukësit. Në fëmijërinë e hershme mbeti jetim, ndaj u rrit në familjen e xhaxhait të tij Liman Bajraktari. Ai ishte pjesë e çetës së kushëririt të tij Muharrem Bajraktari.

Në gusht të vitit 1946, forcat e ndjekjes dhe sigurimit të shtetit komunist arrijnë të rrethojnë çetën e vogël të Muharrem Bajraktarit, ku mbeten të vrarë shumë lumjanë, të cilët i bënë reziztencë diktaturës që iu vinte përballë, ndër të cilët u vra edhe krahu i djathtë i Muharremit, Sef Bajraktari. Falë Sef Bajraktarit dhe Dostan Rexhepit (Bilali), Muharremi arriti ta çante rrethimin e me ata pak njerëz të mbetur nga çeta u larguan nga aty, kurse të dy ata u pushkatuan.

Ushtria komuniste në përmbyllje të këtij operacioni të quajtur nga Komiteti Qarkor i PKSH-së Kukës si një “Arritje e dukshme”, në mënyrë të tmerrshme i zhvendosi kufomat nga vendi i vrasjes në Kodër Osmane, në drejtim të Bicajt, ku u demostruan përballë popullatës, e cila u mblodh me tellall për të parë trupat e pajetë të Sefës dhe Dostanit, të cilët u zhveshën dhe u pushkatuan për së dyti.

Kjo tregonte një përbuzje dhe nëpërkëmbje të rëndë, pasi nëpërkëmbja e trupit të pajetë është një përbuzje e parimeve më të larta të identitetit njerëzor dhe të krenarisë burrërore  të Veriut, por e gjithë kjo shfaqje tmerrshme, ku trupat e vdekur u lanë të ekspozuar gjatë gjithë ditës në mes të sheshit, kjo ishte një nga mënyrat me anën e së cilës bëhej dhe  terrorizimi i popullatës.

Edhe përcjellja e Sef Bajraktari nga familja për në banesën e fundit ishte një mision i vështirë, me shumë vështirësi u bë dhe tërheqja e trupit nga familja. Por për të nuk u lejua ceremoni mortore dhe u ndalua pjesëmarrja e njerëzve të afërm të tij.

Ndësa pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët ishin të internuar në Jug të Shqipërisë nuk u lejuan të ishin në varrim.

Në shtator të vitit 1994, shteti demokratik shqiptar e dekoron Sef Bajraktarin me vendim të presidentit të asaj kohe z. Sali  Berisha me motivacionin “Martir i Demokracisë”.

Me Datë 12.07.2012 me shkresën nr. 98/1 dhe nr 262/1 të datës 04.07.2012 ndodhet i listuar në listën e të vrarëve nga komunizmi. Me kërkesën e Ministrisë së Brendshme dhe arkivit të saj vërtetohen këto të dhëna: 2 gusht 1946, vritet pa gjyq Sef Xheladin Bajraktari për "Motive Politike".

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.