Ka lindur në Lusën të Kukësit në 16 korrik 1937 dhe aktualisht jeton në SHBA. Ka qenë e internuar familjarisht me gjithë vëllain dhe motrat e vogla në Tepelenë në vitet 1950-54. Pas kësaj periudhe, në vitet 1954-1986 ka jetuar në Nangë të Kukësit, e martuar me Haxhi Aziz Gashin. Eshtë arratisur, familjarisht, jashtë shtetit në 29 maj 1986, me bashkëshortin, tre djemtë e rinj, Luan, Ylber dhe Mitat, si dhe një vajzë 13 vjeçe, Anila. Pas qëndrimit për pak muaj në kampet e refugjatëve, është vendosur përfundimisht në SHBA ku jeton edhe sot.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.