Pasi bashkëshorti, Fadil Frashëri, doli nga burgu, u dëbuan familjarisht nga Tirana në Priskë, Vorë dhe më pas, sipas punëve të Fadilit, në Fushë-Krujë e Laç. Sania ishte nga Gjakova dhe kishte një vëlla të vrarë, një të në burg dhe një të arratisur. Për këto arsye, ajo dyshohej si agjente e UDB-së. Në vitet '80, një nga operativët e zonës i tha Sanies se i kishte dalë viza për në Jugosllavi, por në të vërtetë atë e mbyllën në hetuesi në  Elbasan, ku për dy muaj rresht, ndërkohë që familja nuk dinte asgjë e merrnin në pyetje dhe e kërcënonin.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.