Lindi më 1940, në Përlat Qendër, Rrëshen. Mbiemri herë figuron Macaj, herë Maca. Megjithatë, Sandër Macaj, e ka ndryshuar mbiemrin në Dukaj.

U internua për motive politike.

Me vendim nr. 26, 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethet Berat e Tepelenë, prej 20 shkurtit 1946 deri më 26 qershor 1956.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 155
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.