Lindi më 4 tetor të vitit 1930, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Fëmija i dytë i Selmanit dhe Xheres, motrës së Bardho Lekës. Bardho Leka, babai i Genc Lekës, më pas u arratis.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Punoi në bujqësi dhe në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve si druvar. U arrestua më 25 mars të vitit 1963, kur vëllai i tij, Samiu ishte ende në burg. Samiu ishte dënuar për takime me diversantë me në krye, dajën e tij, Bardho Lekën.

Më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Qarkut Durrës, Dega Elbasan, e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë «për krimin e agjitasjonit dhe propagandës kundër Pushtetit Popullor».

U intrenua familjarisht më 27 korrik 1977 në Polis-Qendër të Librazhdit, për shkak të dënimit të djemve të tij, Vilsonit dhe Bedriut. U lirua në gusht të vitit 1987.

 

 

Burimi: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 133, 137, 147-151; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 188.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.