Lindur më 1930 në Shkodër. Periudha e internimit 7/1/1947- 5/14/1954. Djali i Hafiz Dërgutit. Internohet nëna e djemve Caje dhe djali i vogël 14 vjeçar, Sabriu. Në Berat: gjashtë muaj; në Turan të Tepelenës, në çadra, punonte transport shtyllash; në Gramsh e ndajnë nga nëna Caje që e mbajnë në Tepelenë; në Lozhan të Korçës, merret me ngarkim-shkarkim pjesësh metalike për urat. Në kalanë e Porto-Palermos bashkë me 400 të internuar, mbahej me 200 gr. bukë e marmelatë të prishur dhe ku pihej ujë i njelmët i pusit që verboi mjaft të dënuar. Në vitin 1952-1953 në Tepelenë. Më pas e shpërngulën në fabrikën e tullave në Laprakë, e përsëri në Tepelenë; në Çorovodë, në ndërtimin e godinës të Punëve të Brendëshme dhe Komitetin e Partisë. Përsëri në Tepelenë, mandej në Plug, Savër të Lushnjës ku ishin të internuarit, të dëbuarit dhe te shpërngulurit. Lirohet më 1955, ndërsa kthehet në Shkodër nuk gjen dot rrugën për në shtëpi. Shtëpia e çdo gjë ishin shtetëzuar dhe zënë nga familje policësh. Mbijetoi duke shërbyer në WC publike. Njeri energjik, jeton në Shkodër.

 

 

Burimi: Fatbardha Saraçi Mulleti: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit,: ISKK, Tiranë 2013, f. 536-540; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 591
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.