Rita Koçi Koka Lindi më 1930, në Firence, Itali. U arrestua më 1950. Pas një viti hetuesi me tortura, u dënua me 10 vjet burg, me akuzën: “Organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor.” Në burgun e Burrelit u takua me babain e saj. Ajo ishte vajza e Sami Kokës , i dënuar nga Gjyqi Special 1945. Pas burgut u martua me bashkëvuajtësin në burgun e Burrelit, Xhorxhi Koci. Familja e tyre vuajti më tej disa vite internim në Kullë të Durrësit. Çifti Koci pati 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Fatkeqësisht, djali i tyre i vetëm u vra kur ishte ushtar, kur shërbente në Brigadën e Punës, si fëmijë i të dënuarve politikë apo me biografi të keqe. Më 1998, u largua nga Shqipëria.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 234
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

“Kanë arrestuar sopranon”

.. përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat... të Lexo më shumë