Ishte vënë në përpunim aktiv nga seksioni i Sigurimit të Përmetit në qershor 1957, bashkë me kushëririn Lime Shehu. U arrestuan në gusht të vitit 1958. Akuzoheshin se ishin shfaqur kundër kolektivizimit në bujqësi. Ramoja akuzohej edhe për një thikë që kishte përgatitur, me të cilën, sipas agjentëve të Sigurimit, do të kryente "akte terrori mbi kuadrot e pushtetit dhe të kooperativës bujqësore".

Gjykata e qarkut të Gjirokastrës e dënoi me 6 vjet burg.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.