Nga sekretar i organizatës bazë të partisë dhe një nga figurat qendore të zonës së Këlcyrës, u kthye në të ndjekur të Sigurimit e më pas të dënuar. Ndikimi i tij në zonë, bëri që Sigurimi ta shihte me dyshim. Me dëshmitarë të rremë e akuzuan se kishte kundërshtuar kooperativat dhe kishte folur keq për Bashkimin Sovjetik.

U arrestua në gusht të vitit 1958, bashkë me kushëririn e tij, Ramo Shehu. Ishin vënë në përpunim aktiv nga Sigurimi që në qershor 1957. U dënua me 8 vjet heqje lirie. Sipas dokumenteve të Sigurimit, ai mbahej në kontroll edhe gjatë viteve të burgut, edhe pasi u lirua, kur më 1982, u vu përsëri në "përpunim aktiv" për "propagandë armiqësore".

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.