| Qerim Sadiku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qerim Sadiku |
| Atësia: | Sadik |
| Vendlindja: | Vuthaj, Guci |
| Datë Vdekja: | 4/3/1946 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 4/3/1946 |
Qerim Sadiku (pushkatuar 4.3.1946) 27 vjeç, nga Vuthaj i Gucisë, i martuar me një fëmijë, ish-rreshter xhandarmërie.
U akuzua për pjesëmarrje në organizatën antikomuniste Bashkimi Kombëtar dhe u dënua me pushkatim. Priftërinjtë katolikë Daniel Dajani, Giovanni Fausti, Gjon Shllaku, xhakoni Mark Çuni, Gjelosh Lulashi dhe Qerim Sadiku u ekzekutuan në mëngjes të datës 4 mars 1946, në Shkodër.
Laiku Qerim Sadiku, mysliman i konvertuar në katolik, është shpallur martir i Kishës Katolike.
