Qemal Refat Mici ka lindur në Berat në vitin 1909. Ka mbaruar studimet në shkollën teknike "Harry Fultz" për arsimtar. Për 13 vjet ka ushtruar profesionin e tij si arsimtar në zonën e Durrësit dhe Kavajës, deri në momentin që u pushkatua. Ai është vrarë pa gjyq nga njësiti guerril i qytetit të Durrësit. Varri i tij nuk dihet ende dhe sot. Ai është egzekutuar thjesht se ishte një njeri i arsimuar dhe një intelektual i kohës dhe për këto u konsiderua si kundërshtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe Armik i Popullit. Vrasja është një vrasje e pastër për motive politike dhe e pabazuar. Gjatë regjimit komunist familja e tij është trajtuar si familje e "Armikut të Popullit". Katër fëmive të tij ju hoq çdo e drejtë (arsimi, strehimi) deri tek ajo e mospasjes së pensionit. Dhuna e të gjitha këtyre viteve u reflektua në problemet shëndetësore të të katër fëmijëve të cilët patën një jetë të shkurtër. Familja u persekutua në mënyrë të vazhdushme duke e vujtur në çdo aspekt luftën e klasave. Në datën 04.06.1993 Z.Qemal Mici i është akorduar titulli "Mësues i Merituar" pas vdekjes nga Presidenti i Republikës, Z. Sali Berisha.

 

Më 5 shtator 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 29 tetor 1943.

 

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 340
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.