Qemal Kasoruho | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Qemal Kasoruho |
Atësia: | Nuri |
Vendlindja: | Gjirokastër |
Datëlindja: | 1902 |
Profesioni: | Ekonomist |
Datë Vdekja: | 26/2/1951 |
Vënd Vdekja: | Mënik, Tiranë |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ngjarja i përfshirë: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 20/2/1951 |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
Vendi Ekzekutimit: | Mënik Tiranë |
Qemal Kasoruho u lind në Gjirokastër më 1902. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Në vitet ‘20-‘40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave, ndër kohë mori pjesë në luftën kundër pushtuesve italo-gjermanë. Pas luftës, nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut. Më 19 shkurt 1951ë ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë 49-vjeçarin Qemal Kasoruho. Pavarësisht nga mungesa e çdo provë të fajit, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.