Lindi më 1908, Elbasan. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi si “pjesëtar i një organizate klandestine në Elbasan, kundër pushtetit popullor, kanë agjituar e propaganduar në rrethe të ndryshme, kanë sabotuar reformat e ndryshme të pushtetit popullor”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për 5 vjet dhe punë të detyruar.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014),272.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.