Qazim Merlika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Qazim Merlika |
Atësia: | Mehmet |
Vendlindja: | Krujë |
Vendbanimi: | Krujë |
Datëlindja: | 2/3/1897 |
Profesioni: | Finacier |
Datë Vdekja: | 5/2/1967 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Kriminel lufte, armik i popullit" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 91 |
Data e Vendimit: | 22/9/1945 |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu i Burrelit - |
Vëllai i dytë i Mustafa Krujës , financier.Lindi më 2 mars të vitit 1897, në Krujë. Shkollën e mesme e të lartë për financë e kreu në Cazerta të Italisë. U kthye në atdhe më 1918. Fillimisht u emërua shef finance në Sarandë, pastaj në Fier e, përfundimisht, në Durrës, si nëpunës i Shoqërisë «SASTEB». U arrestua më 12 shkurt 1945, dhe me vendim nr. 91, datë 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi "krimil lufte" dhe "armik të popullit" dhe e dënoi me 15 vjet burg. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Burgun e Burrelit. U lirua më 23 korrik 1959, dhe u internua në fshatin Karbunarë të Lushnjës deri në vitin 1964. Vdiq në Krujë, më 5 shkurt të vitit 1967.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 304