Petrit Merlika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Petrit Merlika |
Atësia: | Mustafa |
Vendlindja: | Krujë |
Vendbanimi: | Krujë |
Datëlindja: | 1915 |
Profesioni: | Inxhinier elektrik |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armik i popullit, sabotator i pushtetit |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 609 |
Data e Vendimit: | 31/10/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Data e Lirimit: | 1960 |
Djali i ish-kryeministrit Mustafa Kruja (Merlika). Lindi në Krujë, në vitin 1915. U diplomua për inxhinieri elektrike në Granobël të Francës. Me vendim nr. 609, datë 31 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" e "sabotator të pushtetit" dhe edënoi me 15 vjet burgim, konfiskimin epasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Ka kryer dënimin në Burrel, Orman Pojan, Tërbuf. U lirua nga Burreli më 1960 dhe u internua familjarisht deri në rënien e regjimit komunist.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 302