Pashk Hoti u lind më 1917. Ishte nga fshati Gorre, Kurbin.

U vra në një rrethim të befasishëm në afërsi të Ishmit më 23 qershor 1953. Ishte shok i ngushtë i Kol Macit prej Hotit, i ekzekutuar në Tiranë pas një ftese në ambientet e ministrisë që drejtohej në atë kohë nga Mehmet Shehu. Kol Maci u jepte ndihmë atyre që ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit, duke zhgënjyer Mehmet Shehun që kishte krijuar besim ndaj tij. Gjithashtu, sipas studimeve të Ndue Hotit, në këtë grup ishte dhe Shefqet Vata, i cili arratiset dhe arrin në SHBA.

Në grupin që u dënua me Pashk Hotin ishte dhe Mahmut Toçi nga rrethi i Matit dhe Ndue Prek Uci që morën dënime të ndryshme me burg.

Studiesi Ndue Hoti shton për Pashkun: Ishte i nipi i Tom Dedes-Xhuxhi nga Fushkuqja, ky i fundit vetë i njëmbëdhjetë, dëshmor i përpjekjes së dështuar për ngritjen e flamurit në Durrës më 15 gusht 1912. Pashk Hoti ishte ushtar si edhe disa bashkëkomunitarë nga Gurëzi, kur batalioni ku bënte pjesë, po përgatitej të pastronte Malësinë e Madhe nga antikomunistët dhe indiferentët dhe arratisen pasi nuk mund të bënin pjesë në një batalion që po vriste kushërinjtë e tyre. Përfiton falje dhe vazhdon punën si tregtar në zonën e Milotit për furnizimin me produkte blegtorale institucionet e ndryshme shtetërore në qytetin e Tiranës, por me vrasjen e mikut të tij Kol Maci po i vinte radha, si bashkëpuntor i tij dhe detyrohet të arratiset përsëri. Ishte viktimë e dy shërbimeve në bashkëpunim, jugosllav e shqiptar. Emri i tij në gjendjen civile figuronte i gjallë deri në vitin 1991.

Burimi: Studimet e Ndue Hotit
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.