Infermier, nga Rrushkulli i Durrësit, me origjinë nga Dukagjini.

U dënua me burg me vendimin nr.133, datë 28.10.1971, nga  Gjykata e Rrethit Durrës. Ai u deklarua fajtor për agjitacion e propagandë duke e dënuar me 10 vjet heqje lirie së bashku me të vëllanë, Gjon Zefi. Nga zhvillimi i gjyqit dilte se Pal Gjergj Zefi kishte thënë se partia më tepër kujdesej për stallat e lopëve sesa për njerëzit. Kundër të pandehurve ishin vënë 32 fletërrufe para se të dënoheshin.

Ndërsa vuante dënimin, në burgun e Spaçit, doli nga biruca e izolimit dhe u bë shkak për nisjen e një revolte që do të merrte përmasa shumë të mëdha pas kapjes së tij, gjatë së njëjtës ditë më 21 maj 1973.

Revolta zgjati tri ditë. Të nesërmen, më 24 maj, u gjykuan 12 të burgosurit kryesorë dhe Pali u dënua me pushkatim bashkë me Hajri Pashaj, Dervish Bejko dhe Skënder Daja.

Trupat e tyre nuk janë gjetur.

Sot, një shkollë në Rrushkull të Durrësit, mban emrin e tij.

Burimi: Arkiva e shtetit
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.