Hajri Pashaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hajri Pashaj |
Vendlindja: | Hekal, Mallakastër |
Vendbanimi: | Mallakastër |
Datëlindja: | 1945 |
Datë Vdekja: | 24/05/1973 |
Vënd Vdekja: | Spaç |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 24/05/1973 |
Vendi Ekzekutimit: | Spaç |
I burgosur politik. Ekzekutuar për pjesmarrëje në revoltën e Spaçit, 1973. Lindi më 1945, në Hekal, Mallakstër. Nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës (pas vdekjes), 4 dhjetor 2015. Më 21 maj 1973, të burgosurit e Spaçit, 500-600 vetë, u ngritën në revoltë kundër regjimit. Ata u grumbulluan në sheshin e burgut dhe tarracat e godinave dhe mbanin fjalime e recitonin poezi kundër regjimit. Ata hodhën parrulla si “Rroftë Shqipëria e Lirë!”, “Ja vdekje ja liri!”, “Ushtria është me ne!” , “Populli është me ne dhe kundër jush!”, “Ju jeni kriminela!”, “Do t’ju djegim si Stalini!”, “Poshtë komunistët!”, “Rroftë Europa e lirë!” etj. Më 22 maj ‘73, të burgosurit ngritën një flamur të kuq me shqiponjën pa yll. Ata u përleshën me forcat e policisë dhe Sigurimit, në fund revolta u shtyp me dhunë. U arrestuan 70 veta, 12 prej të cilëve u gjykuan e dënuan brenda ditës, katër prej tyre me vdekje dhe tetë me 25 vite burg. Vendimi u ekzekutua brenda disa orëve.