Frat françeskan, publicist, kronikan, mësues, bibliotekist dhe përkthyes. Ka lënë pas disa vepra studimore.

U lind në Janjevë, në Vilajetin i Kosovës. Ende i vogël shkoi në Shkodër për t’u shkolluar tek Etërit Françeskanë. Nisi mësimet në Kolegjin e Troshanit, ndërsa noviciatin si dhe studimet filozofike e teologjike i kreu në Firence të Italisë. Aty, më 19 korrik 1902 kremtoi edhe Meshën e Parë, për t’u kthyer menjëherë në atdhe.

Filloi punën si profesor i filozofisë së pari në Troshan dhe mbasandej te kolegji "Illyricum" në Shkodër si profesor i së Drejtës Kanonike dhe Moralit.

Botoi në revistën “Hylli i Dritës” e në shumë revista të huaja. Ishte bashkëpunëtor i rregullt i gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”. Më 1941 në bashkëpunim me Giuseppe Schirò përktheu Kanunin, që u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941.

Pal Dodaj u arrestua më 8 nëntor 1946 nga regjimi komunist. Gjatë hetuesisë u torturua. U dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm. Ndërroi jetë në burg.

Burimi: Pllumi, P. Zef (2006). Histori kurrë e shkrueme. Tiranë: 55
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.