Lindur në Elbasan më 1921, me profesion arsimtar, dinte gjuhë të huaj italisht, kishte mbaruar Normalen e Elbasanit. Me ndërmjetësinë e Lef Nosit dhe Baki Sinellës filloi punë si nëpunës në Ministrinë e Arsimit në vitin 1939. Me krijimin e Ballit Kombëtar ka mbajtur lidhje me organizatën nëpërmjet eksponentëve të saj. Në vitet 1944-1946,  u burgos nga komunistët. Ndiqej si lidhje e Alush Lleshanakut. Më 24.10.1949, me kërkesë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, u dërgua në Tiranë.

Dënohet nga Gjykata Speciale e Sigurimit me 15 vjet burg më 9.7.1952. U lirua më 5 janar 1964 nga burgu i Burrelit.

Dënohet edhe një herë të tretë për agjitacion dhe propagandë. Vuajti 8 vite të tjera burgim në periudhën 1968-1976.

Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.