Lindi më 1940, në Shkrel. Më 28 mars 1959, me vendim nr. 57, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "përgatitje për akte terrorriste", për "tentativë arratisje" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë.

Sipas studiuesit nga Gurëzi, Ndue Hotit, Nushi mbaroi shkollën unike në Gurëz, vazhdoi kursin dyvjeçar për mësues në Elbasan dhe ishte mësues në Fushkuqe, kur u arrestua me grupin e Pjetër Mirit. Nush Ndoci u dënua fillimisht me vdekje, por për arsye moshe iu fal jeta nga Enver Hoxha. Ai u torturua psikologjikisht nga gardianët e burgut të cilët e  mundonin sikur nuk i ishte falur jeta, e provokonin sikur vinin për ta marrë për ta pushkatuar deri sa djaloshi i ri u sëmur.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 22
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.