Lindi më 1966, në Rehovë, Kolonjë. Më 22 gusht 1990 u nis, së bashku me disa shokë, të largohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Rojet shqiptare të kufirit i pikasën dhe hapën zjarr kundër tyre. N.J. u plagos në orët e para të datës 23 gusht dhe ka jetuar deri në mëngjes. Kur forcat e kufirit e gjetën të gjallë shtinë mbi të dhe e lanë të vdekur. Me vendim nr. 199, më 30 maj 1994, Gjykata Popullore e Kolonjës, vendosi njohjen e faktit të vrasjes në kufi nga forcat komuniste "për motive politike", të Niko Jotit, më 23 gusht 1990.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 823-824-825
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.